Ish-admirali kroat i ka quajtur serbët, popull të urrejtjes dhe qen.
Deklarata e admiralit të dikurshëm kroat, Davor Domazet Losho, në një video në Youtube, derisa komenton ngjarjet e fundit me rastin e ardhjes në detyrë të mitropolitit Joanakije në Cetinje, ku serbët i quan qen.
“Serbët i urrejnë të gjithë tjerët. Ata janë popull i urrejtjes. Nuk ka në shpirtin e tyre asgjë nga ajo i mëson Krishti. Te ata kjo është pro-formë. Në objektin më të shenjtë të popullit malazez ti vjen, po nuk mundesh të vish aty me forcë. Ky është një okultizëm i kulluar dhe i paparë. Ata sillen si qentë”, ka thënë admirali Davor Domazet Sholo në një video.
Më pas, ai ka përshkruar edhe kinse mbrojtjen ndaj drejtuesve të Kishë Ortodokse Serbe, nga snajperistët.
“Paramendoni, ata janë sjellë me helikopter. Ndërsa ata aty aktrojnë kinse mbrojtje nga fishekët. Tash pasi kaloi flasin kot kinse ishin të kërcënuar nga snajperistët. Jo , ata tash po bëjnë teatër. Ata po tregohen si viktima. Tash kemi vampirizmin e ustashëve, pastaj sulmojn malazezëz, neser dsulomojne shqiptarët dhe pastaj maqedonë”, ka thënë ish-admirali kroat.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…