Serbëve u pengon baneri “Kosova” në “San Siro”

Një baner i madh me mbishkrimin “Kosova” është shfaqur të mërkurën para ndeshjes Milan – Cërvena Zvezda. Ndeshja e xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve në mes të klubit italian dhe atij serb zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Milani ka shumë tifozë shqiptarë, ndërsa për banerin e vendosur në stadiumin ikonë të Italisë kanë reaguar mediumet serbe.

“Skandal dhe provokim: Flamuri i Kosovës i priti lojtarët e Zvezdës në San Siro para ndeshjes me Milanin”, është titulli i mediumit serb “Telegraf”