Mundësi Chermen Valiev ka komentuar medaljen e bronzit me Shqipërinë në “Paris 2024”. 25-vjeçari shfaqet shumë i lumtur që është futur në histori si medalisti i parë kuqezi, ndërsa shpreson që medaljet olimpike të bëhen traditë për Shqipërinë.
“Ju faleminderit shumë për të gjithë mesazhe dhe urimet. E ndjej vërtet mbështetjen tuaj. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në fitoren time, të cilët janë trajnerët e mi, familja ime, si dhe një falënderim të madh për Federatën Shqiptare të Mundjes.
Unë pata fatin t’u sjell medaljen e parë historike, shpresoj që kjo të bëhet traditë dhe në çdo Olimpiadë të radhës skuadra shqiptare të kthehet me medalje”, shkruan Chermen Valiev në postimin e tij në rrjetet sociale.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…