LAJME

Serbia “dorëzohet”, pranon të dalë me Kosovën në podium në Olimpiadën e Parisit

Kosova do të prezantohet me 9 sportistë në Lojërat Olimpike 2024, në garat që nisin zyrtarisht nesër dhe që do të zgjatin deri më 11 gusht.

Nga nëntë sportistë gjithsej nga Kosova, pesë do të jenë xhudistë, dy do të jenë notues, një boksiere dhe një atlete.

E presidenti i Komitetit Olimpik të Serbisë, Bozhidar Malkoviq është deklaruar mbi shqetësimet rreth asaj nëse sportistët serbë do të jenë në një podium me sportistët e Kosovës.

Ai ka thënë se me rëndësi është që, nëse ndeshen me sportistët e Kosovës, t’i mposhtin ata dhe se ikja s’është në natyrën serbe.

“Për këtë çështje, në nivel shtetëror, nuk miratojmë apo përcaktojmë qëndrim. Të dalim apo jo në podium? Qëndrimi im është që të dalim në podium, se nuk është serbe të ikësh. Ta mposhtim atë kundërshtar nga Kosova! Ata janë anëtarë të KON-it si të gjithë anëtarët e tjerë të KON-it. Si Britania, Gjermania, si Serbia. Edhe Thomas Bach, presidenti i KON-it, kërcënoi gjatë Rios se do të na pezullonte dhe do të na përjashtonte nga anëtarësia e tij nëse refuzonim të luanim. Unë pyes, kush ka të drejtë të shkatërrojë rininë e vet, kush ka të drejtë të rrezikojë të ardhmen e tyre me një lëvizje të tillë, duke rrezikuar I të mos marrë pjesë në Olimpiadë? Kush është ky dhe pse e bën këtë?”.

“I thashë presidentit të vendit qëndrimin tim. Ai zbriti në katin e poshtëm para të gjithë ekipit përpara Tokios, kur na priti, dhe pranoi atë që sugjerova – të mos largohemi nga podiumi. Unë them, nuk është serbe të ikësh. Dhe ky është pozicioni im. Sigurisht, dikujt nuk do t’i pëlqejë, këtë e di. Ndoshta si civil do të mendoja ndryshe. Më besoni, kjo është e vetmja gjë e duhur”, tha Malkoviq.

Listës së ekipit olimpik të Kosovës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Sportistët e tjerë që do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris janë, Donjeta Sadiku në boks, Gresa Bakraqi në atletikë, dhe Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq në not.

Më 28 korrik, Distria do ta ketë përballjen e parë nga ekipi i Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago