Serbët e Kosovës pritet të nisin sot vendosjen e barrikadave dhe bllokimin e disa pikave kufitare. Të paktën kështu paralajmëroi ditë më parë kryetari i të ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Mitrovicës, Rasha Rojeviç.
Duke folur për mediat serbe, ai theksoi se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë dhe Malit të Zi do të bllokohen.
“Bllokada do të fillojë të premten në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në territorin e Kosovës nuk do të ketë asnjë bllokadë. Qeveria e Serbisë pretendon se situata në Kosovë është shumë e vështirë dhe se i mbeten vetëm këto opsione: të hyjë në konflikt ose të luftojë politikisht dhe në rrafshin diplomatik.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…