Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet, i cili i tha kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq se është kontradiktore kur kërkon themelimin e Asociacionit dhe ndërkohë kundërshton anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës.
Knaus shkroi të shtunën se Bërnabiq po kërkon nga Kosova përmbushjen e një zotimi që nuk është i lidhur me anëtarësimin e vendit në KiE, për çka ambasadori gjerman u pajtua me këtë.
“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Mosbërja e kësaj dëmton procesin e dialogut”, shkroi Rohde.
Knaus tha se Bërnabiq thotë se Kosova s’guxon të anëtarësohet në KiE edhe nëse e themelon Asociacionin, duke theksuar se “ky pozicion është kontradiktor”.