POLITIKE

“Shpërthen” Çun Lajçi: Kush është Isa, Albini, Hashimi e … se lamë dreqi e keni bë Kosovën

Artisti Çun Lajçi, ka reaguar ashpër pas kritikave ndaj tij për shkrimet kundër politikanvëve në Kosovë.

Lajçi, në një postim në Facebook, ka thënë se si artist dhe poet, të metat e shoqërisë, i vë në letrat e tij artistike, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar politikanët se e kanë “bërë lamë dreqi Kosovë”, edhe “në kohë lufte, edhe në kohë paqeje”.

“Dallojeni këtë, e mos i jepni vetës të drejtë me m’tregua çka duhet shkrua. Kur t’i shkrueni 10 libra artistik si unë, ose 200 role kur t’i lueni n’Teatër e filma, ejani, m’tregoni kush asht Isa, Albini, Ramushi, Hashimi, Fatmiri e Kadria, se lamë dreqi ba e keni Kosovën, edhe n’kohë lufte edhe n’kohë paqeje.
Për sot s’po flas, se s’di me kend s’do t’përqafohem nesër, kur t’dalim nga karantina”, ka shkruar Lajçi.

Postimi i plotë në Facebook:

Vetëm unë s’paskam të drejt me folë?

Vetëm unë? Ju po! E kush jeni ju?

Vetëm unë, artisti, s’ditkam me shkarravitë si ju, me i lanë fërkemët e gishtave si pulat n’hi?

Me kokorisë si ju mbas çdo veje? N’pleh me hipë si gjel e me knua për ditën e re?

Vetëm unë s’paskom të drejtë, apo?

Ju mundeni me ia veshë brekët Adamit, sipas kutit tuej. Edhe Evës me ia vu shaminë, me ia mbulua brigjet e mëkatit!

Unë jo!

Qenkam artist unë! Vetëm me luejt rol, por me folë jo!

E si luhet, pa ditë me folë?

Pa ditë, me shkrua e me lexua, t’paktën si ju?

Pse, a s’i kam lexua përrallat e Nastradinit si ju?

I ri, s’isha si ju?

Krypën s’e hangar si ju?

Unë s’po ditkam kush ishte Ai e kush ishte Ky. Ju po, i dini!

Unë artisti, u dashka gjithë jetën, m’ua nxe gjakun, me

“Jam shqiptar e Kosovar, zot e krenar” e ju me rrjepë lëkurën time, e Kosovën me mbjellë bostan!

Hip artist n’pleh e recito “Moj Kosovë mriz me zana” se ne po shkojmë me ruejmë bostanin!

A po?

Veç kaqë qenka artisti?

Ju, që dy fjali s’dini t’i shkrueni pa gabime, mundeni me pre, me dredhë e me zhdredhë, me folë, kush asht e çka asht, e çka i duhet Kosovës, n’kohë lufte e n’kohë dergje, veç artisti u dashka mos me folë! Se artist asht!!!

– Ore, kush jeni ju që m’thoni hesht, mos fol se je artist!

Ju që kruheni sqetullave t’hueja, ajeni e majeni me xhepa plot e tru bosh!

– Kush jeni ju që s’guxoni me mendua me trunin tuej?

Unë s’jam si era, gabim e keni! Por njeriu duhet me përkrahë njeriun e mirë, veprën e mirë, mendimin e mirë, por edhe t’njejtin njeri, për vepren e keqe, me mallkua, me sha kur t’nisë me mbytë interesi e lakmia!

Jo me ndejt si uji që s’ecë, që i vjen era!

Mos me ngatërroni, me analistët e panelistët politik. Unë ju kam thanë, e po ju them: Nuk m’ka interesua politika, se nuk di t’baj politikë, jam i drejtpërdrejt, i sinqert, vullkan që shpërthej, e politika asht kurvë, rrenë, mashtrim!

Po t’i kisha pasë këto zanate, isha ne njenën prej partive. Shqiptar jam edhe unë, edhe unë i dua paret?

Unë jam artist e poet, dhe t’metat e shoqnisë ( ashtu siç unë i shoh ) i ve n’letrat e mia artistike! Dallojeni këtë, e mos i jepni vetës të drejtë me m’tregua çka duhet shkrua. Kur t’i shkrueni 10 libra artistik si unë, ose 200 role kur t’i lueni n’Teatër e filma, ejani, m’tregoni kush asht Isa, Albini, Ramushi, Hashimi, Fatmiri e Kadria, se lamë dreqi ba e keni Kosovën, edhe n’kohë lufte edhe n’kohë paqeje.

Për sot s’po flas, se s’di me kend s’do t’përqafohem nesër, kur t’dalim nga karantina!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

2 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago