LAJME

“Serbia kundër shqiponjës”, Kamberi: Ta veshim Facebook-un Kuq e Zi

Ditë më parë, në Serbi është regjistruar një rast ku policia serbe kanë ndalur një familje shqiptare nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut.

Familja në fjalë përbëhej nga burri e gruaja dhe djali i tyre i mitur, të cilët pas pushimeve në vendlindje, janë nisur drejt BE-së ku edhe jetojnë prej vitesh.

Afër Beogradit, një patrullë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, ndërsa i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, ka pasur të veshur një bluzë me shqiponjë.

Nga ora 19 e datës 23 gusht e deri më 24 gusht pasdite, policia ka mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës e ka nxjerrë nënën e djalin S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë (rreth 255 Euro) si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031, raporton KOHA në Maqedoni të Veriut.

Gruaja nuk është lënë e lirë derisa e njëjta ka paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.

E për këtë rast ka pasur reagime të shumta, ndërsa reagim pati edhe nga deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi. Ai madje përmendi edhe raste tjera të rasteve kur shteti serb vepron kundër shqiptarëve.

Për këtë arsye, ai ka propozuar që të gjithë shqiptarët të vendosin flamurin Kuq e Zi në profilet e tyre në Facebook.

“Shqiponja është e jona. Prandaj e mbajmë me krenari. Të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Tendenca për t’na ndalu shqiponjën është tentativë për t’na mohu identitetin. Nuk pranojmë. Prandaj nuk mundeni. Në shenjë proteste për rastin e ndodhur ditë më parë, kur një fëmije shqiptar iu ndalua të mbante veshur fanellën me shqiponjë – Ta veshim Facebookin Kuq e Zi”, ka shkruar Kamberi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago