Rusia i dhuroi Serbisë tanke tip “T-72MS” dhe makina të blinduara për qëllime zbulimi tip “BRDM-2MS” me vlerë rreth 75 milionë euro.
Dorëzimi i tyre u bë në kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviç”.
Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh se nga mjetet që mori Serbia po kuptojmë që ajo ende po synon të pushtojë Kosovën.
“Mjetet që i mori Serbia aktualisht e rrisin edhe me tej aftësinë ushtarake të shtetit serb. Tanket e tashme dhe makinat e blinduara janë fakte që tregojnë se Serbia po përgatitet për luftë. Serbia e sheh Kosovën si vend serb. Pikësynimet janë të qarta. Serbia synon ndarjen e Republikës së Kosovës, kuptohet nëse nuk e ripushton përsëri. Ky është edhe qëllimi serb ndaj Kosovës. Në Kushtetuten serbe qëndron se Kosova është pjesë jugore e shtetit serb. Këtë synim synon Serbia për ta arritur me luftë. Këtej është armatimi dhe këtë e dinë mirë shtetet e UE dhe SHBA”, u shpreh ai.
Tutje, profesori thotë se FSK duhet të armatoset edhe më shumë në mënyrë që të jetë në gjendje të mbrojë Kosovën.
Në fund ai thekson që Kosovës i duhen armë më të rënda se që i ka për ta mbrojtur popullin.
“Është tepër e qartë se nëse ik KFOR dhe SHBA vjen te sulmi ushtarak serb mbi Kosovë. Këtë duhet të dinë Kosova! Këtej i kërkohet FSK-së të armatoset dhe të jetë në gjendje vetëm për vetëm për të mbrojtur Republikën e Kosovës. Armët që i ka FSK-a nuk janë adekuate për mbrojtjen e vendit nga ushtria kriminale serbe. FSK-së i duhen mjete kundër tankave dhe aviacionit. Këtu është e fortë dhe mirë e armatosur shteti serb. Me Huawea që i ka FSK-a nuk mbrohet vendi, Republika e Kosovës i duhen armë të rënda”, përfundon Kelmendi.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…