POLITIKE

Serbia Mesjetare: Muralit të Mlladiqit i bashkohet edhe kryeçetniku tjetër serb

Përveç muralit të të dënuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiq, në qendër të Beogradit u shfaqën të mërkurën edhe dy murale të tjera: ai i komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajlloviq, dhe i dukës serb të Luftës së Parë Botërore, Zhivojin Mishiq.

Figura e Mihajlloviqit është vizatuar në murin anësor të së njëjtës ndërtesë banimi, ku, tash e katër muaj, ndodhet murali i Mlladiqit.

Pranë portretit të Mihajlloviqit janë shkruar edhe vargjet e këngës çetnike “Të gjithë janë roje”.

Figura e Mishiqit, ndërkaq, është vizatuar në një ndërtesë tjetër përballë.

Bashkë me të është pikturuar edhe flamuri i Serbisë.

Murali i dukës serb të Luftës së Parë Botërore, Zhivojin Mishiq.

Qëkur autorë të panjohur kanë pikturuar muralin e Mlladiqit, katër muaj më parë, qytetarët disa herë kanë hedhur ngjyrë mbi të, por murali vazhdimisht është kthyer në gjendjen origjinale, brenda pak orësh.

Më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka bërë përpjekje ta fshijë muralin e Mlladiqit, por policia e ka ndaluar aksionin, me arsyetimin se ekziston mundësia e një konflikti midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij, shkruan REL.

Mlladiq, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, është dënuar nga Gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, nga viti 1992 deri më 1995.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago