FOTO&VIDEO

Momenti i arrestimit të 19-vjeçares kosovare në Itali, e dyshuar për terrorizëm

Një 19-vjeçare në Itali me origjinë kosovare është arrestuar nga policia gjatë një bastisjeje në Milano.

Bleona Fejzullahu, e cila përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” në llogaritë e saj online, akuzohet për pjesëmarrje në grupe terrorizmi. Gruaja drejtonte një rrjet grash, ku bindte vajza të tjera të martoheshin me xhihadistët. Në celularin e saj u gjetën skena krimi.

Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS-it”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, raportojnë mediet italiane

E dyshuara përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” apo në gjuhën origjinale arabe “Al Muhaxhirah”, sipas provave të mbledhura nga policia.

Gjithashtu nga celulari, u vërejt aktivitet për mbledhjen e fondeve për financimin e arratisjes së “motrave”, pra bashkëshorteve të luftëtarëve të ISIS-it, për të dalë nga kampi i burgut kurd në Rakka.

Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, kosovarin 21-vjeçar i vdekur janarin e kaluar, Kujtim Fejzullahun.

Sulmi në kryeqytetin austriak ndodhi më 4 nëntor 2020. Fejzullahu qëlloi me armë në disa pjesë të qytetit dhe vrau katër persona përpara se të vritej nga forcat austriake.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago