Serbia në festë: Po gëzohen që Amerika po i largon trupat ushtarak nga Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati më i madh i Kosovës, po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit të trupave nga vendi, pas shpërfilljes që po u bëhet nga Qeveria Kurti. Kjo i ka gëzuar shumë serbët, të cilët kanë ‘vërshuar’ me komente në rrjete sociale.

Senatori Amerian, David Perdue, ka thënë se Kosova nuk po dëshiron paqe, meqenëse s’po largohet taksa 100 përqind, duke bërë thirrje kështu që të shqyrtohet mundësia e largimit të trupave nga Bondsteel.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se për më shumë se dy dekada forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.


“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Këtë deklaratë të tij e kanë përkrahur diplomatët e rangut të lartë amerikan si emisari Richard Grenell, Këshilltari për Siguri, Robert O’Brien si dhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr.

Madje, ky i fundit ka thënë se ‘është koha që trupat amerikane të kthehen në shtëpi tashmë’.

Kjo siç duket i ka gëzuar shumë serbët, të cilët kanë ‘vërshuar’ me komente në rrjetin social Tëitter, duke thënë se ‘Kosova është Serbi.