POLITIKE

Deputeti ukrainas s’përjashton një konflikt të ri të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë

Deputeti ukrainas, Aleksander Merezhko, nuk ka përjashtuar një konflikt të ri të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.

Merezhko është shprehur se mbetet shqetësuese mossanksionimi i Serbisë ndaj Rusisë, teksa komentoi edhe Samitin për Ukrainën që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten në Tiranë.

Ai tha se Ukraina është e interesuar për stabilitet dhe paqe në Ballkan.

“Kjo është e rëndësishme sepse pres që presidenti Zelensky do të ketë takime bilaterale me udhëheqësit e vendeve ballkanike. Kemi shumë deklarata nga anëtarët e BE-së se mund të ketë tensione në Kosovë e rajon. Njëkohësisht, kur flasim për situatën politike në Ballkan, ekziston një shqetësim. Ne kemi frikë që Putini me aleatët e tij në Ballkan, ndoshta po tentojnë të hapin një luftë të re ballkanike. Do të ishte një goditje për Ukrainën, sepse do të krijonte shpërqendrim. Prandaj e shohim si shumë të rrezikshme dhe ne jemi të interesuar për stabilitet dhe paqe në Ballkan”, ka thënë deputeti ukrainas për tëvë1.

I pyetur për dialogun Kosovë – Serbi, Merezhko u shpreh se për të pasur paqe në rajon, të dyja vendet duhet të arrijnë marrëveshje.

“Që ky dialog të jetë produktiv, duhet të ketë besim mes palëve. Unë shpresoj që Serbia do të jetë më e gatshme për shembull, njohjen e faktit që Kosova ekziston. Kjo ka rëndësi. Kosova tashmë është njohur nga shumica e vendeve të BE-së. Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, me sa e di unë. Ky është një fakt që duhet të pranohet nga Serbia”, është shprehur Merezhko.

Merezhko komentoi dhe deklaratën e ambasadorit ukrainas në Serbi ditë më parë, i cili ka thënë se Ukraina nuk do ta njoh kurrë Kosovën si shtet.

Siç tha ai, shteti i tij po përcjell nga afër përkrahjen të cilën po ia jep Kosova në luftën kundër Rusisë.

“Ukraina dhe presidenti ende nuk janë të gatshëm të pranojnë Kosovën. Në anën tjetër nëse pyetni përfaqësuesit e shoqërisë civile, politikanët në Ukrainë, e shihni që përkrahja e Kosovës në Ukrainë po rritet për një arsye të thjeshtë. Sepse Kosova përkrahë Ukrainën, dhe ne e shohim këtë. Në anën tjetër, Serbia çdo ditë e më shumë po përkrahë Rusinë dhe Kinën. Dhe për neve, kur Serbia nuk vendos sanksione kundër Rusisë, është një shenjë shumë shqetësuese. Kur presidenti Vuçiç ka takime me Putinin ose liderët kinezë, nënkupton që Serbia nuk po lëviz në rrugën e demokracisë dhe Evropës. Fatkeqësisht disa vëzhgues deklarojnë që Serbia është pion i Rusisë, që është pikëlluese ta dëgjosh”, ka deklaruar deputeti ukrainas.

Ditë më parë, Ukraina hyri në vitin e tretë të luftës pas agresionit rus, i cili ka lënë të vrarë mijëra qytetarë ukrainas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

14 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

24 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago