LAJME

“Serbisë 1.5 milionë dollarë”, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë numëron “shpenzimet e panevojshme” të USAID-it

Teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon të reformojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, ka prezantuar para publikut disa nga projektet e agjencisë që administrata e re, siç tha ajo i konsideron si “delirante dhe dashakeqe”.

Si një shembull, siç thuhet në deklaratë, të “abuzimit dhe humbjes së parave”, Levitt përmendi një milion e gjysmë dollarë për programet që promovojnë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI) në vendet e punës në Serbi.

Ajo nuk ka specifikuar saktësisht se cilat programe janë përfshirë në Serbi, ndërsa ka treguar se sa para janë ndarë për programe specifike në vende të tjera raporton Reporteri.

“Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka qenë e papërgjegjshme ndaj taksapaguesve për dekada duke ofruar shuma të mëdha parash për projektet e pakuptimta dhe, në shumë raste, me qëllim të keq të burokratëve, pothuajse pa asnjë mbikëqyrje”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Shpenzime dhe abuzime të ngjashme të panevojshme përfshinin 2.5 milionë dollarë për automjetet elektrike në Vietnam, 2 milionë dollarë për ndryshimin e gjinisë dhe aktivizmin LGBT në Guatemalë, 6 milionë dollarë për turizmin në Egjipt, 70,000 dollarë për muzikalin DEI në Irlandë, 47,000 dollarë për një operë transgjinore në Kolumbi dhe 32,000 dollarë për një shfaqje transgjinore në Peru.

“Unë nuk e di për ju, por si një taksapagues amerikan, nuk dua që paratë e mia të shkojnë në këto marrëzi dhe e di që as populli amerikan nuk e dëshiron atë,” tha Levitt në një fjalim para mediat.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, nën Presidentin Trump, kjo humbje dhe abuzim do të ndalet menjëherë.Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij po konsiderojnë bashkimin e Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) me Departamentin e Shtetit, në mënyrë që të reduktojnë ndjeshëm numrin e punonjësve në agjenci për një efikasitet më të madh, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Reuters

Ai shtoi se administrata Trump planifikon që së shpejti të informojë Kongresin për planet e Trump për të reformuar USAID-in dhe se ai ka ngarkuar Elon Musk me zbatimin e projektit.Ndërkaq Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka konfirmuar se është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it.USAID është donatori më i madh i vetëm në botë. Në vitin fiskal 2023, SHBA-ja shpërndau 72 miliardë dollarë ndihmë në mbarë botën, në fusha që variojnë nga shëndeti i grave në zonat e konfliktit te aksesi në ujë të pastër, trajtimi për HIV/AIDS, siguria e energjisë dhe puna kundër korrupsionit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago