POLITIKE

Serbisë i “djegë” realiteti që tregoi Vjosa Osmani, mundohen ta mbulojnë me statistika të 2011-ës

Beogradi zyrtar ka reaguar pas deklaratave të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, rreth asaj se shteti serb po mundohet të bëjë spastrim të heshtur etnik në Luginën e Preshevës.

“Adresimi i çështjes së lirive dhe të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të bëhet në të gjitha instancat, brenda dhe jashtë vendit. Ky nuk është thjeshtë një problem i izoluar: veprimet e shtetit serb karshi shqiptarëve të Luginës, ngërthejnë në vete shkelje fundamentale të të drejtave të njeriut. Një shtet që aktivisht angazhohet në spastrim etnik, edhe pse me metoda të ‘sofistikuara’ siç është pasivizimi i adresave, nuk e meriton anëtarësimin në BE”, ka shkruar Osmani, duke shtuar se Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe për të larguar secilin që flet shqip nga aty dhe, përveç kësaj, gjatë katër viteve të fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në këtë komunë.

Kjo deklaratë ka nxitur debat tek mediumit serbe. Gazeta e përditshme, “Novosit” i ka kushtuar një shkrim të veçantë këtij reagimi nga Kosova, transmeton Indeksonline

“Të dhënat e paraqitura nga Vjosa Osmani, në lidhje me numrin e shqiptarëve në Medvegjë, janë të rreme. Sipas statistikave të 2011, në Medvegjë kishte 7,438 banorë, prej të cilëve 6,429 ishin serbë dhe 527 shqiptarë. Pastaj, përfaqësuesit shqiptarë ishin në koalicionin qeverisës me partitë serbe deri para një viti e gjysmë më parë, klasat në shkolla janë në shqip, kështu që unë nuk e shoh arsyet për pretendimet e bëra, përveç që mund të konkludohet se ato janë bërë për qëllime të përditshme politike”, ka deklaruar Zoran Stankoviç, kryetari i Trupit Koordinues Qeveritar për komunat e Preshevës, Bujanovacit dhe Medvegjës.

Sipas tij, përfaqësuesi shqiptarë në Medvegjë gjithmonë kanë pozitën e nënkryetarit të komunës, dhe se, për shembull, Lema Xhema është bashkëpunëtorja e parë e kryetarit të komunës.

“Sa i përket të drejtës për arsimim të shqiptarëve në këto tri komuna, fëmijët kanë orë mësimi në gjuhën shqipe dhe se orët e tyre mësohen nga mësuesit shqiptarë. Ata gjithashtu përdorin libra shkollorë në gjuhën shqipe. Një pjesë e mirë e tyre nuk ishin në këtë gjuhë, por ata janë duke punuar në të. Sipas ligjit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve duhet të bëjë propozime në lidhje me librat shkollorë, por kjo nuk erdhi prej tyre, edhe pse ishte dakord.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

7 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

9 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago