Eurodeputeti irlandez, Mick Wallace, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një postim ku fliste për Samitin e djeshëm në Tiranë, teksa nënvizonte se lloji i sigurisë së NATO-së është një ndër shtyllat kryesore të BE-së.
“Unë arrita në përfundimin se 3 shtyllat e tempullit të BE-së janë lloji antifashist i paqes, një lloj mirëqenie shteti dhe lloji i sigurisë së NATO-s”, shkroi Kurti.
Por, reagim i menjëhershëm i erdhi nga Wallace.
Ky i fundit e pyeti Kurtin se a e ka seriozisht kur thotë se NATO ka të bëj me paqen.
Madje e pyeti atë se a është nën presion dhe a po i tradhton parimet e veta.
“Seriozisht Albin Kurti po përpiqesh të na thuash që NATO ka të bëjë me Paqen? – Kjo nuk i qëndron asnjë mendimi racional. A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?”, ka shkruar ai.
Seriously @albinkurti are you trying to tell us that #NATO has something to do with Peace? – That doesn’t stand up to any rational thinking. Are you under pressure? Is it possible that you are selling out? https://t.co/xGjFlTR3wb
— Mick Wallace (@wallacemick) June 10, 2021