“Sërish fajin e ka Saliu” Rama tenton të minimizojë skandalin me databazën e pagave: Nuk jemi as të parët as të fundit

Pas ndjesës për nxjerrjen në Pazar të të dhënave personale dhe pagave të 637 mijë shqiptarëve Kryeministri Edi Rama u përpoq ta minizonte skandalin duke thënë se veprime të tilla kanë ndodhur edhe në shtete të tjera si SHBA, Rusia apo Kanadaja.

Edi Rama: Këtu kemi të bëjmë me një ndërhyrje e cila natyrisht duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj por që nga analizat paraprake ngjan shumë më tepër si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo një sulm kibernetik gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët as të fundit. Nëse I referoheni vetëm periudhës së fundit kohor, 2019- 2021, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta edhe të mbrojtjes kibernetike, nga SHBA, Rusi, Britani e Madhe e Kanada. Kjo është një sfidë e re e kohës.

Por sa të sigurta janë ndërveprimet e tyre me sistemin e ndërveprimit digital?

Kryeministri Rama tha se kemi të bëjmë me një sistem digital që është krijuar më shumë se 8 vite më parë, pra pikërisht në kohën kur ai nuk ka qenë në qeveri por në opozitë.

Edi Rama: “Në rastin konkret me sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një program dhe me një sistem digital të krijuar më shumë se 8 vite më parë. Me një kredi të butë të një vëndi në BE dhe ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë qysh në krye të herës si të thuash administratorë të këtij sistemi.

Pse e them këtë? Në asnjë mënyrë për të hedhur hije dyshimi mbi ta por për të thënë që ky sistem ose ndonjë sistem tjetër i përkasin një trashëgimie me të cilën po punohet vijimisisht në një proces integrimi të plotë të sistemit të mbrojtjes që nuk është e lehtë për tu bërë.

Si do forcohet siguria digitale?

“Po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane të tetorit për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës të mbrojtjes kibernetike General Jons” tha Rama duke shtuar se mundësia e një sulmi kibernetik apo një infiltrimi përmes individësh shkon drejt zeros