Në Kahramanmarash u dëgjuan të shtëna armësh në një shkollë të mesme të ulët. Guvernatori i Kahranmarashit, Mukerrem Unluer, njoftoi se janë 4 viktima dhe 20 të plagosur. Ministri i Arsimit Kombëtar Yusuf Tekin dhe Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçi, njoftohet se janë nisur drejt zonës.
Guvernatori i Kahramanmarashit, Mukerrem Unluer, tha se motivet e sulmit nuk dihen ende.
“Kemi 4 viktima. 1 është mësues dhe 3 janë nxënës. Nga 20 të plagosurit, 4 janë në gjendje të rëndë dhe po operohen. Punimet tona po vazhdojnë. Nuk ka sulm ndaj ndonjë shkolle tjetër. Në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme të tilla. Sulmuesi në atë kaos qëlloi veten dhe u vra. Është nxënës i klasës së 8-të. Është nxënës i shkollës sonë. Babai i tij është ish-punonjës i policisë. Mendojmë se ai ka marrë armët e tij. Ka ardhur me 5 armë dhe 7 karikatorë. Ka hyrë në dy klasa”, ka thënë ai, shkruan portali turk, Hyrriyet.
Edhe të martën një ish-nxënës ka hapur zjarr në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë të martën, duke plagosur të paktën 16 persona para se të vriste veten, bëri të ditur një zyrtar.
Sulmuesi 18-vjeçar, i armatosur me një pushkë gjahu, qëlloi në një shkollë profesionale në Siverek, në provincën Sanliurfa, përpara se të fshihej brenda ndërtesës. Më pas ai i dha fund jetës me të njëjtën armë, tha guvernatori Hasan Şıldak.
VIDEO:
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…