SPORT

Futbollisti rikthen mbiemrin shqiptar dhe zgjedh të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit mars, ku bie në sy përfshirja e mbrojtësit të AEK-së, Stavros Pelios, i cili pritet të debutojë me fanellën kuqezi në kualifikueset e Kupës së Botës, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për një futbollist 24-vjeçar që aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes dhe këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më aktivë të skuadrës së tij. Ai ka zhvilluar 33 ndeshje, duke kontribuar edhe me katër asistime, çka e bën një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv të Shqipërisë.

Sipas raportimeve, futbollisti kishte marrë më herët shtetësinë greke dhe kishte ndryshuar mbiemrin nga “Pilo” në “Pelios”, megjithatë së fundmi ka vendosur të rikthejë mbiemrin origjinal shqiptar, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt identitetit të tij.

Nën emrin Stavro Pilo, ai tashmë është përfshirë në thirrjet e Kombëtares shqiptare. Lojtari është me origjinë nga fshati Finiq në Delvinë dhe ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, duke mbajtur mbiemrin e lindjes në fanellë.

Ky vendim shihet si një kapitull i ri në karrierën e tij ndërkombëtare, ndërsa për Shqipërinë përfaqëson një fitore të rëndësishme, pasi Kombëtarja siguron një mbrojtës modern, dinamik dhe me eksperiencë në kampionatin grek.

Zgjedhja e tij për të rikthyer mbiemrin shqiptar dhe për të veshur fanellën kuqezi konsiderohet një hap domethënës, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë identitar, duke forcuar më tej lidhjen e futbollistëve me origjinën e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago