Objekti i vjetër i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Haraedin Bajrami’ në Magure të Lipjanit, mbrëmë është përfshirë nga zjarri.
Përpos kësaj, shtatë persona të mitur dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë në shkollë.
Sinjali mëson se drejtori i shkollës ka denoncuar rastin në Polici dhe ka deklaruar se janë vjedhur rreth 30 litra naftë, materiale higjienike e materiale tjera, vlera e të cilave sillet rreth 800 euro.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, përmes së cilave është arritur që të identifikohen shtatë persona të mitur.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në stacion policor, ku ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
Me urdhër të prokurorit, shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…