LAJME

Stilisti i njohur shqiptar, kapet me drogë dhe arrestohet në Stamboll, përdori pasaportën diplomatike

Është arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti. Sipas burimeve të KosovaNews, arrestimi i tij ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Mënjeherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj.

Sa i përket karrierës, Sahiti njihet në trojet shqiptare pasi ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës, si Elvana Gjata, Bora Zemani, Elita Rudi dhe shumë të tjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

9 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

15 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

21 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

23 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago