POLITIKE

Serwer: Mos-liberalizimi për Kosovën, vendim më i keq sesa mos-hapja e negociatave me Shqipërinë

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se mos-dhënia e liberalizimit të vizave për kosovarët nga ana e BE-së është edhe më i keq se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në një intervistë për TVSH-në, Serwer ka thënë po ashtu se liberalizimi i vizave ka ndikim të menjëhershëm pasi që njerëzit mund të udhëtojnë.

“Është revoltuese [mos-dhënia e liberalizimit të vizave për kosovarët] dhe në një farë mënyre është edhe më keq se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ishte një premtim dhe duhet të kishte rezultate konkrete”, tha ai, duke shtuar se “liberalizimi I vizave ka një ndikim të menjëhershëm sepse njerëzit mund të udhëtojnë”.

“Unë dua që kosovarët të udhëtojnë në Evropën Perëndimore. Siç janë gjërat deri më tani, ata mund të lëvizin pa vizë në Shqipëri apo Maqedoni të Veriut, por unë dua që ata të udhëtojnë dhe të shohin si është jeta në Paris. Është revoltuese. Madje atyre ju dha një listë edhe më e detajuar se çfarë duhet të bënin. Mendoj se ishin mbi 100 kërkesa. I plotësuan të gjitha dhe ende nuk i kanë dhënë liberalizimin. Është revoltuese”, theksoi Serwer.

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje, ai tha se “një marrëveshje e mirë për Kosovën është ajo që njeh integritetin territorial, sovranitetin në të gjithë territorin, ashtu siç është në flamurin e Kosovës. Por gjithashtu mendoj se një zgjidhje e mirë do të ishte një zgjidhje që çon në decentralizimin e mëtejshëm, që lejon vetëqeverisje, që t’ju them të vërtetën, kjo është tashmë realitet në Kosovë”.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka bërë mjaft të qartë se cilat janë limitet e Kushtetutës dhe mendoj se kjo duhet të respektohet. Është një vendim serioz, një vendim i detajuar. Mendoj që Serbia duhet të pranojë se nëse Kushtetuta e Kosovës është e vlefshme në të gjithë territorin e Kosovës, gjë që u pranua me marrëveshjen politike të vitit 2013, atëherë dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen në negociatat me Prishtinën”, deklaroi Serwer.

Ndër të tjera, eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për mos-hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se shtetet e BE-së “duhet të ndihen të turpëruara se nuk e mbajtën premtimin për të çelur negociatat e anëtarësimit” me dy vendet në fjalë.

Serwer tha se “evropianët nuk mbajtën premtimet që kishin bërë”.

“Evropianët nuk mbajtën premtimet që kishin bërë. Dhe kjo është një gjë e turpshme. Por premtimet e pambajtura nuk janë aq të rëndësishëm sa reformat dhe ju bëni reformat jo për francezët, jo për holandezët, por për veten tuaj”, tha Serwer.

“Fakt është që shqiptarët dhe Shqipëria duan që të jenë një vend evropian, duan të jetojnë me të njëjtat standarde që jetohet në Evropën Perëndimore, duan të kenë të njëjtin sistem politik si Evropa Perëndimore dhe kjo nënkupton që ju duhet të merreni me reformat dhe të përpiqeni t’i “bezdisni” deri sa ata të mbajnë premtimet e tyre. Evropa nuk është në ditët e veta të mira. Ekonomia e saj nuk është rritur prej vitesh. Po vuan nga emigrimi masiv që krijoi reagimin negativ politik, ka problemin e Brexit, pra ka një sërë vështirësish. Nga perspektiva evropiane, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duken telashe të vogla. Por ju jeni të rëndësishëm, sigurisht për Uashingtonin dhe në një perspektivë afatgjatë edhe për Evropën, sepse ku do të gjej Evropa fuqinë e re punëtore, ku do të gjejë Evropa fuqi për rritjen ekonomike, – sigurisht nga Ballkani”, tha eksperti amerikan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago