Jo vetëm politikanë të opozitës dhe politikanë nga Kosova.
Edhe nga brenda qeverisë Rama ka zëra që janë kundër projektit për “Mini-Schengenin Ballkanik”.
Një prej tyre është edhe ministri i Diasporës, ish kryeministri gjatë luftës në Kosovë dhe një prej senatorëve të PS, Pandeli Majko, ka dalë publikisht kundër idesë Rama-Vuçiç.
Në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studjojnë në universitetin e Firenzes në Itali, Majko është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.
“Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”, tha ndër të tjera ministri i kabinetit “Rama”, citon syri.
Gjatë javës së kaluar, teksa kryeministri Rama përgatitej për Samitin e Ohrit ku bëri deklarata të ashpra kundër Kosovës, mësohet se ka pasur tensione në kmbledhjen e qeverisë.
Ka qenë pikërisht Ministri i Disaporës që nuk e ka përkrahur idenë e kryeministrit, e cila përjashton Kosovën nga takimet rajonale dhe afron Shqipërinë me Serbinë.
Sipas burimeve nga PS, kur një debat me tone të ashpra në mbledhjen e qeverisë, mes Edi Ramës dhe ministrit të Diasporës, që mban edhe pasaportë si shtetas i Kosovës.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…