SHBA/ 24-vjeçari mbyt me duar pasagjerin në metronë e New Yorkut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku një marins ka mbytur për vdekje një të pastrehë në metro.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Jordan Neely, 30 vjeç, po bërtiste dhe po ecte me nervozizëm në tren pasditen e së hënës në Manhattan, sipas dëshmitarëve dhe policisë, kur ai u vra nga një veteran 24-vjeçar marins nga Long Island.

Mjeku që ka ekzaminuar trupin e viktimës tha se bëhet fjalë për vrasje duke gjykuar se vdekja e të pastrehit ka ndodhur pas presionit të fortë në qafë.

Viktima ishte i njohur për shumë njerëz në Nju Jork, pasi ai imitonte rregullisht këngëtarin Michael Jackson dhe kërcente në stacionin e metrosë në Times Square.

Vdekja e tij ka sjellë reagime nga qytetarët të cilët u mblodhën të mërkurën në stacionin e metrosë ku vdiq pasagjeri, duke kërkuar që veterani i marinës të arrestohej dhe të akuzohej për vrasjen e Neely.

https://twitter.com/i/status/1653770540492914697