Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci duke e komentuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e cila e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014, ka hedhur akuza kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Geci ka thënë se gjithçka që i ka ndodhë atij dhe familjës së tij, janë “pjellë e politikës së Hashim Thaçit”.
“Konfliktet kanë lindur që nga viti 1998 kur ne kemi qenë mbështetës të presidentit Rugova dhe ata kanë insistuar me largu nga skena politike me dhunë e vrasje. Ka qindra vrasje tjera që kanë ndodhë pas luftës dhe nuk janë zbulu kurrë. Mua kanë tentu të më vrasin disa herë, më kanë plagosur mua e vëllain dhe unë jam mbrojt. Por ata njerëz nuk kanë qenë fajtor, krejt këto janë pasojë e komunikatës 59, kanë tentu të më vrasin”, ka deklaruar Geci.
Tutje, ai ka shtuar se lufta politike me Thaçin do të vazhdojë.
“Lufta politike e Hashim Thaçin ka me vazhdu edhe më pas. Politika e tij është si deklarata e një profesorit të dhënë mbrëmë, me i vjerrë në shesh njerëzit veç pse mendojnë ndryshe”, ka shtuar Geci.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…