KRYESORE

SHBA abstenon, Këshilli i Sigurimit miraton për herë të parë rezolutë për armëpushim në Gaza! Hakmerret Netanyahu, anulon vizitën e delegacionit në Uashington

Pas muajsh ngërçi, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më në fund ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim në Gaza.

Rezoluta, që kërkon kërkon “armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit, mori 14 vota pro dhe abstenimin e SHBA-së. Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, por sot për herë të parë ka anstenuar.

Po ashtu rezoluta kërkon “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve” si dhe heqjen “e pengesave që do të mundësonte dërgimin e ndihmës humanitare”.

Ajo është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.

SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se pavarësisht miratimit të rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza, bombardimet nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite.

Një vendim i papritur në shenjë hakmarrje ndaj SHBA-së që nuk vendosi veto ka marë edhe Benjamin Netanyahu i cili ka anuluar vizitën e planifikuar të delegacionit të nivelit të lartë izraelit në Uashington.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago