Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Forcën e Sigurisë së Kosovës përmes programeve ushtarake e zhvillimore.
Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka shprehur sot mbështetjen e vendit të tij për FSK-në gjatë takimit që pari me gjeneralin Bashkim Jashari.
Jashari e njoftoi ambasadorin Hovenier me planin afatgjatë të zhvillimit të FSK-së si dhe objektivit për pjesëmarrjen në ushtrime dhe misione ndërkombëtare të paqes përkrah ushtrisë amerikane.
Jashari theksoi se FSK-ja është forcë profesionale shumë-etnike, me vlera dhe standardet më të larta, nën kontrollin civil demokratik, si dhe në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.
Në ndërlidhje me partneritetin mes dy shteteve si dhe Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës, gjeneral Jashari tha se SHBA-ja si partnere strategjike është jetike dhe do të punojë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej në funksion të paqes, stabilitetit te sigurisë rajonale dhe më gjerë.