KRYESORE

ShBA-ja mirëpret idenë e ministrit Mehaj për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se senatorët amerikanë kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane. Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrah nga senatorët amerikanë edhe ideja e tij për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës. Ata u shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan”, ka shkruar tutje Mehaj.

Mehaj së bashku me presidenten Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz janë takuar me senatorët James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.

Ministri tha se delegacioni amerikan i ka përgëzuar për menaxhimin me refugjatët afganë dhe për kontributin e FSK-së në Kuvajt.

“Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ioëa-s si dhe shprehën falënderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt. Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani”, ka pwrfunduar ministri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago