SHBA-ja nis trupat për Evropë

Ka nisur dërgimi i trupave ushtarake amerikane në Evropë. Kjo lëvizje erdhi me vendim të presidentit Joe Biden.

https://www.youtube.com/watch?v=J2yVwhzdoqA&ab_channel=FMImagesAlbania

Rreth dymijë trupa do të shkojnë në Poloni e Gjermani, ndërsa rreth njëmijë në Rumani.

Sekretari për media i Pentagonit, John Kirby tha se forcat amerikane që do të vendosen së shpejti për t’i forcuar pozicionet mbrojtëse të SHBA-së dhe aleatëve.

“Ne jemi gati të shkojmë dhe të mbështesim çdo gjë që kombi ka nevojë,” ka deklaruar në anën tjetër nënkoloneli i ushtrisë amerikane, Brad Jordan.

Trupat ushtarake amerikane po vendosen në Evropë pas tensioneve të krijuara mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo e fundit thuhet se ka për qëllim ta pushtojë Ukrainën, derisa shtetet perëndimore i kanë dalë pro Ukrainës.