POLITIKE

SHBA-ja thirrje Evropës dhe Kosovës: Lidhni marrëdhënie me Tajvanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dy muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të zëshme kundër Kinës dhe në mbështetje të hapur me Tajvanin.

Zyrtar amerikanë në muajt e fundit vazhdimisht u kanë bërë thirrje aleatëve të tyre nëpër botë që të lidhin marrëdhënie me Tajvanin.

Shumica e shteteve të Bashkimit Evropian kanë ndjekur politikën amerikane, duke krijuar Zyra Ekonomike të Tajvanit në shtetet e tyre dhe duke bashkëpunuar sidomos në fushën e ekonomisë.

Javë më parë, Lituania bërëi të ditur se ka lejuar hapjen e Zyrës Ekonomike të Tajvanit në kryeqytetin e saj Vilnius. Kjo ka ngritur tensione shumë të mëdha ndërmjet Lituanisë dhe Kinës. Por, I menjëhershëm ka qenë reagimi amerikan – shteti që po e mbështet Tajvnin në lidhjen e marrdgënieve sidomos ekonomike me shtete të ndryshme të botës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve në kontinentin evropian që të ndjekin shembullin e Lituanisë dhe krijojnë mërrdhënie me Tajvanin.

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë Lituaninë dhe dënojmë veprimet hakmarrëse të fundit të Republikës Popullore të Kinës duke tërhequr ambasadorin e tyre në Vilnius dhe duke kërkuar që Lituania të tërheqë ambasadorin e saj në Pekin. SHBA-ja mbështet partnerët tanë evropianë që të zhvillojnë marrdhënie me Tajvanin”, ka thënë zëdhënsi Price.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndihmuar Tajvanin që të krijojnë grupe të miqësisë në shumë parlamente të botës, duke nxitur bashkëpunimin ekonomik, parlamentar dhe në fusha tjera me Tajvanin.

Shumica e parlamenteve të shteteve të BE-së tashmë kanë formuar grupe të tilla, madje edhe Parlamenti Evropian ka një të tillë, Senati dhe Konresi amerikan po ashtu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago