Numri i viktimave ruse mund të ketë arritur në 188,000 që nga pushtimi i tyre në Ukrainë, sipas vlerësimeve të SHBA-së.
Shifra besohet se u zbulua për gazetën Sun në një samit në Gjermani që synonte të inkurajonte mbështetjen për Ukrainën.
Gazetarët ia atribuan shifrat “burimeve të mbrojtjes”, pasi gjenerali amerikan Mark Milley tha se Rusia kishte pësuar “një sasi të madhe viktimash … dukshëm më shumë se 100,000”.
Mendohet që në këtë shifër përfshihen si forcat ruse, ashtu edhe pjesëtarë nga grupi mercenar Wagner që punon për Rusinë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Të shtunën, vetë numërimi i Ukrainës e vendos shifrën në 120,160 me 860 të tjerë të vrarë të premten.
Shumat totale nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe ndryshojnë nga llogaritja e vetë Rusisë, e cila nga ana tjetër mendohet se nënvlerëson humbjet.