BREAKING NEWS

“SHBA me teknologji UFO”, kongresi dhe bota do ta dijë: A ka alienë në mesin tonë?

UFO-t ekzisojnë…

“Teksa ne mblidhemi këtu, UFO-t janë në hapësirën tonë ajrore”, deklaroi drejtori i “Americans for Safe Aerospace”.

Qeveria duhet t’i marrë raportimet më shumë seriozisht.

“Ndeshja e tyre nuk është diçka e rrallë apo izoluar, por është bërë rutinë”, u shpreh drejtori i “Americans for Safe Aerospace”.

Të paktën 3 ish-ushtarakë dhe anëtarë të inteligjencës në SHBA me dëshminë e tyre ngritën çështjen e transparencës para një nënkomiteti të kongresit.

“Amerikanët meritojnë të dinë ç’po ndodh në qiejt tanë”, tha Graves.

Në prill, Pentagoni konfirmoi se po shqyrton 650 incidente që përfshijnë Fenomene Anomale të Paidentifikuara, që janë aktualisht të pashpjegueshme… Por sqaroi se nuk ka asnjë provë për jetën jashtëtokësore apo për objekte që thyejnë ligjet e fizikës.

Por ish-piloti Ryan Graves dhe ish-komandanti i marinës David Fravor, thotë se kanë parë nga afër UFO, duke kryer manovra të pabesueshme.

“Nuk kemi asgjë që mund të ndalojë në ajër dhe të shkojë në kah të kundërt”, deklaroi ish-komandanti i marinës së SHBA David Gravor.

Besojnë se ato janë një kërcënim për sigurinë e pilotëve.

“Nëse UFO-t janë dronë të huaj, atëherë është një problem urgjent për sigurinë kombëtare. Nëse është diçka tjetër, është çështje shkencore. Në secilin rast, mbeten një shqetësim për fluturimet e sigurta”, u shpreh ish-piloti Graves.

Seanca dëgjimore, është përpjekja më e fundit e kongresit për të zbuluar të vërtetën dhe çfarë do të thotë kjo për ne në Tokë.

“A jam i sigurt se të gjitha këto raste janë alienë? Sigurisht që jo. Por besoj se fenomenet e paidentifikuara ajrore janë përreth bazave sekrete ushtarake janë kërcënime që duhen marrë seriozisht”, tha ligjvënësi demokrat Andre Carson.

Disa kongresmenë akuzojnë qeverinë amerikane se po mbulon të vërtetën dhe se përdor teknologji aliene.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago