KRYESORE

“SHBA mund të çojë trupa në Ukrainë”! Deklarata befasuese, kongresmeni demokrat si Macron

“SHBA mund të vendosë trupa në Ukrainë nëse Kievi pëson një kolaps të plotë kundër Rusisë”. Kjo deklaratë e fortë është bërë nga kongresmeni Hakeem Jeffries, i cili është kreu i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një intervistë për CBS News këtë të dielë, ligjvënësi i lartë demokrat theksoi urgjencën e dërgimit të ndihmës ushtarake në Ukrainë, duke pretenduar se nëse këto përpjekje dështojnë, SHBA-ja potencialisht do të duhet të ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt.

Ne nuk mund ta lëmë Ukrainën të bjerë, sepse nëse bie, atëherë ka një gjasë të konsiderueshme që Amerika do të duhet të futet në konflikt – jo thjesht me paratë tona, por me mjetet tona ushtrake dhe ushtarakët tanë”, tha Jeffries.

Megjithatë, ky qëndrim bie ndesh me politikën e kahershme të presidentit amerikan Joe Biden, i cili përsëriti muajin e kaluar se ishte “i vendosur” të mos dërgonte trupa amerikane në Ukrainë, pas vrullit të reagimeve që krijoi deklarata e Presidenti francez Emmanuel Macron për të dërguar ushtarë në Kiev.

Edhe javën e kaluar, Macron sugjeroi se kombet perëndimore “do të duhej të pyesnin veten e tyre në mënyrë legjitime” nëse duhet të dislokonin ushtrinë në Ukrainë, “nëse rusët do të kalonin vijën e frontit, dhe nëse do të kishte një kërkesë ukrainase për ndihmë”.

Jeffries ndërkohë, vuri në dukje se Kievi deri më tani nuk kishte kërkuar ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake nga Uashingtoni, duke shprehur besimin se mund të fitonte luftën nëse SHBA-të “qëndrojnë me Ukrainën dhe i sigurojnë armët që i nevojiten për t’u mbrojtur”.

Sipas tij përpjekjet e SHBA për të mbështetur Ukrainën përmes Kongresit, që ka shtyrë paketën e re të ndihmave prej 61 miliardë dollarë, janë penguar nga ajo që ai e konsideroi një “fraksion pro-Putin” brenda Partisë Republikane.

Ai veçoi kongresmen republikane Marjorie Taylor Greene, e cila ka bërë thirrje që fondet të përdoren për nevojat e brendshme, në vend që të dërgohen në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago