FOTO&VIDEO

SHBA realizon operacion të fshehtë ushtarak në Zall-Herr

Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara zhvilluan një stërvitje të papritur dhe me rrezik të lartë javën e kaluar në bazën ushtarake të Zall-Herrit, në bashkëpunim me aleatët shqiptarë.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, duke cituar postimin në platformën “X”.

Sipas njoftimit, operacioni u zhvillua gjatë mbrëmjes, ku njësi të Special Operations Forces, të komandës amerikane në Evropë (SOCEUR), mbërritën me dy avionë CV-22 “Osprey” në një fluturim me profil të ulët dhe pa shumë dukshmëri.

Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i aftësisë së trupave amerikane për t’u dislokuar me shpejtësi në raste krize.

“Stërvitja vlerësoi aftësinë e njësisë për të reaguar me shpejtësi dhe efikasitet ndaj situatave të papritura ose operacioneve emergjente në rajon”, theksohet në njoftim.

Ushtrimi gjithashtu synoi forcimin e bashkëpunimit mes ushtrisë amerikane dhe Forcave të Armatosura shqiptare, duke konfirmuar angazhimin e përbashkët për siguri, koordinim dhe gatishmëri në çdo zhvillim strategjik në Ballkan dhe më gjerë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago