KRYESORE

SHBA rrit prezencën ushtarake në Kosovë, edhe 400 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen KFOR-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të dërgojnë 400 ushtarë shtesë në Kosovë, të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Mësohet se të gjithë ushtarët që pritet të vijnë në Kosovë janë nga Garda Kombëtare e Iowas.

“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombetarë të Iowa-s morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.

Në njoftim thuhet se ky është moblizimi më i madh i Gardës së Iowa-s në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njesitet e para në Kosovë.

330 ushtatë të tjerë do të vendosen në fund të korrikut si pjesë e Artilerisë së Fushës 194, Ekipi luftarak i Brigadës së 2-të të këmbësorisë në Komandën Qendrore të SHBA-së. Kjo është një zonë me 20 vende, përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore, përfshirë Afganistanin dhe Irakun.

Njësia përfshinë ushtarë nga Iowa dhe Minnesota. Ceremonia e dërgimit do të bëhet e ditur më vonë.

Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë nga SHBA-ja në Kosovë, vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se mund të tërheqin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte. Më 1 prill, Qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksën dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago