POLITIKE

Reagon Donika Gërvalla ndaj Isa Mustafës, tregon çfarë klane ka brenda “Lidhjes”, kërkon rezistim nga degët dhe nëndegët e LDK-së

Donika Gërvalla, bija e heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla, i ka reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafës i cili ka thënë se qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheqë vendin.

“Qytetari nuk vendos kush do ta qeverisë vendin, vota e qytetarit vendos për deputetët dhe vendos se cila parti do të ketë më pak deputetë, por qytetari nuk vendos se kush do ta qeverisë vendin sepse në zgjedhje të përgjithshme nuk votohet për qeveri por për parlamentin”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

E për këtë deklaratë Gërvalla pas reagimit të saj ka cituar edhe Kushtetutën e Kosovës, e cila thekson se, sovraniteti i Kosovës buron nga populli.

Ajo thotë se kjo mendësi e mban peng “Lidhjen” dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda “Lidhjet” si e quan ajo nuk do ta lëshoj atë.

Postimi i plotë:

O Sovran, a po dëgjon?

Kushtetuta thotë: “Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur […]

Isa Mustafa thotë: “Qytetari s’vendos se kush do ta qeveris vendin, vota vendos për deputetë. Në zgjedhjet e përgjithshme s’vendoset për qeveri, por për Kuvend.”

Mendësi “akademiku”, jo mahi.

Kjo mendësi e mban peng “Lidhjen” dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda “Lidhjes” nuk ka për ta lēshuar deri sa të pushojë së ekzistuari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago