KRYESORE

SHBA-Rusi kërcënojnë Ukrainën: Merrni një vendim tani, ose do jetë tepër vonë

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar të ndërpresin dhënien e informacioneve dhe furnizimet me armë për Ukrainën, në mënyrë që ta detyrojnë këtë të fundit të bjerë dakord me kornizën e një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Lajmi bëhet e ditur nga burime për Reuters.

Uashingtoni i ka paraqitur Ukrainës një plan me 28 pika, i cili mbështet disa nga kërkesat kryesore të Rusisë në luftë, duke përfshirë faktin që Kievi të lëshojë territor shtesë, të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj dhe të mos i lejohet të bashkohet me NATO-n.

Burime për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Kievi ishte nën presion më të madh nga Uashingtoni sesa gjatë çdo diskutimi të mëparshëm për paqe, dhe se SHBA-të donin që Ukraina të nënshkruante një kornizë të marrëveshjes deri të enjten e ardhshme.

Një delegacion i zyrtarëve të lartë ushtarakë amerikanë u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskiy në Kiev të enjten. Ambasadori i SHBA-së në Ukrainë dhe shefi i çështjeve publike të ushtrisë që udhëtonte me delegacionin e përshkruan takimin si një sukses dhe thanë se Uashingtoni kërkoi një “afat kohor agresiv” për nënshkrimin e një dokumenti midis SHBA-së dhe Ukrainës.

Zelenskiy, i cili zhvilloi një telefonatë të premten me udhëheqësit e aleatëve Britania, Gjermania dhe Franca, u duk i kujdesshëm që të mos e refuzonte planin e SHBA-së ose të ofendonte amerikanët.

“Ne i vlerësojmë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Presidentit Trump dhe ekipit të tij që synojnë t’i japin fund kësaj lufte. Po punojmë për dokumentin e përgatitur nga pala amerikane. Ky duhet të jetë një plan që siguron një paqe të vërtetë dhe dinjitoze”, tha ai.

Udhëheqësit evropianë, të cilët nuk u konsultuan për planin me 28 pika, shprehën mbështetjen e tyre të fortë për Kievin.

Sakaq me tone kërcënuese ka folur Moska kundrejt Ukrainës. Kievi duhet të marrë një vendim të përgjegjshëm për një zgjidhje paqësore tani, më vonë do të jetë tepër vonë, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, raporton TASS. Ai deklaroi se pala amerikane ka disa konsiderata në lidhje me planin e paqes, por se Rusia dhe SHBA-të nuk po diskutojnë asgjë specifike.

“Ne e dimë se ka modifikime të mundshme dhe formulime të miratuara, por nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht. Për më tepër, mësojmë diçka nga shtypi, megjithëse kontaktet tona nuk janë ndërprerë dhe ne nuk i ndërpresim kurrë ato “, theksoi Peskov para gazetarëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago