KRYESORE

ShBA-të të gatshme të përpijnë Serbinë: Vendosni ultimatum serbëve, koha të kryejmë punë me ta!

Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut në Universitetin Kolumbia Dejvid Filips ka vlerësuar se është e nevojshme që ShBA të dalin në skenë dhe të përdorin ndikimin e tyre në trimërimin e palëve për të arritur kompromis. Kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pas një afati të caktuar duhet detyrohen të marrin vendime të rënda drejtë arritjes së marrëveshjes.

“BE si ndërmjetësuese duhet të vendos afat për përfundimin e dialogut, sepse procesi mund të zgjas në pafundësi. Mendoj se 12 muaj janë periudhë e kuptueshme” tha Filips dikur këshilltar i sekretariatit në OKB dhe Departamentit të Shtetit për “Zërin e Amerikës”.

Ai konsideron se përmbyllja e bisedimeve duhet të nënkuptoj njohjen e ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë, që sipas Filips “ si shtete sovrane dhe të pavarura në kufijtë ekzistues”.

Filips vlerësoi se ShBA duhet të dalin në skenë dhe të përdorin ndikimin e vetë për të trimëruar palët për marrëveshje.

Kur bëhet fjalë për dialogun, Filips shtoi se është me rëndësi esenciale të zbardhet fati i mbi 1500 personave të pagjetur, tani pas arritjes së pajtimit për përcaktimin e statusit dhe realizimit të tij.

Filps shprehu dyshimin nëse vërtet Serbia do që të bëhet pjesë e BE-së:

“Është me rëndësi që Vuçiq pa dilema të kumtoj se Serbia është e përkushtuar për anëtarësim në BE. Duhet të zgjedh ndërmjet integrimit euro-atlantik dhe romancës me Kinën e Rusinë” tha Filips.

Nëse Vuçiq është serioz në lidhje me integrimin evropian atëherë ndërmjetësuesi në dialog ka ndikim në proces.

Palët duhet të jenë fleksibile dhe të gatshme për kompromis, por BE duhet të ndërtoj besimin dhe vendos pikën në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lidhur me atë çka Prishtina duhet të bëjë, Filips konsideron se Prishtina duhet të realizoj marrëveshjet posaçërisht atë për asociacionin e komunave, por ajo nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës sipas parimeve të Atisarit.

Filps thekson se Serbia duhet të përmirësoj shkallën e respektimit të drejtave të njeriut posaçërisht të bashkësisë shqiptare, ndërsa duke përfunduar tha se “propozimi për shkëmbim territori ishte humbje e kohës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

4 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

8 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

8 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

9 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

10 orë ago