Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Elissa Slotkin dhe Lisa McClain, i janë drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve me një rezolutë në të cilën kërkohet rikonfirmi i partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Në pikën e parë të kësaj Rezolute shkruan se “Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i ngushtë i Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës mbetet partnerë i ngushtë i Shteteve të Bashkuara”.
Tutje në pikën dy thuhet se “duhet të mbetet politikë e Shteteve të Bashkuara të promovojë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, mutlietnik brenda kufijve të saj të njohu”.
Në tekstin e rezolutës së hartuar nga tre kongresmenët amerikanë, renditen edhe disa fakte që duhet të merren parasysh, duke përmendur interesin kombëtar të SHBA-së për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin sa më të madh të rajonit në komunitetin euroatlantik.
Më tej përmendet edhe fakti i njohjes së pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008 nga SHBA-të, të cilat janë zotuar “të vazhdojnë të jenë miku dhe partneri i ngushtë i Kosovës”.
Ndër të tjera përmendet edhe bashkëpunimi ushtarak në mes të SHBA-së dhe Kosovës, ndihmat financiare që SHBA i ka dhënë Kosovës si dhe strehimi i refugjatëve afganë në Kosovë.
Kjo rezolutë i është dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve më 4 gusht të këtij viti.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…