Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, gjatë raportimit të tij në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën, ka thënë se ChatGPT-ja është mjet, jo krijesë.
Altmani pret që ky aplikacion të ketë ndikim të rëndësishëm në vendet e punës, por se sipas tij, është vështirë të parashikohet se si do të jetë ky ndikim saktësisht.
“Është e rëndësishme të mendohet për GPT-4 si një mjet e jo si krijesë. Është mjet që njerëzit kanë kontroll të madh për mënyrën se si e përdorin”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja.
Sipas tij, derisa teknologjia rritet, rritet edhe cilësia e jetës.
“Jam shumë optimist se sa të mëdha do të jenë punët në të ardhmen”, ka theksuar ai.