FOTO&VIDEO

Shefi i Epidemiologjisë në Suedi: Mos qeshi me ne, mësoni diçka nga ne

“Në vend që të qeshni me modelin tonë të luftës ndaj Covid-19, do të ishte më mirë që të mësoni diçka nga përvoja jonë”, pohon epidemiologu suedez Anders Tegnell.

Në një letër të hapur, të cituar nga Politico, ai thotë se karantina dhe ndalimet e tjera të paraqitura nga të gjitha vendet evropiane mund të funksionojnë vetëm në një afat të shkurtër, dhe që në planin afatgjatë modeli suedez është më i mirë.

Qeveria suedeze nuk vendosi masa kufizuese, por vetëm u dha udhëzime qytetarëve se si të sillen.

Si rezultat, kishte më pak të infektuar dhe viktima nga koronavirusi sesa në vendet që aplikuan karantinën.

Në letër, Tegnell shpjegoi se “modeli suedez” nuk ishte i njëjtë me atë që zbatohej në Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, d.m.th. “të jetojnë dhe të lejojnë vdekjen”, as metodën e “të gjithëve që kujdesen për veten”, por “të gjithë për të gjithë”.

“Modeli suedez” i mbrojtjes nga koronavirusi ka rrënjë historike dhe bazohet në idenë që të gjithë duhet të marrin pjesë në mbrojtje (jo vetëm nga infeksioni, por edhe në situata të tjera) dhe që të gjithë duhet të kontribuojnë.

“Në planin afatgjatë, “modeli Suedez” do të dëshmojë se është më i mirë, sepse masat e rrepta kufizuese, zonat e kuqe dhe karantina mund të aplikohen vetëm për një kohë të shkurtër”, pohon epidemiologu suedez.

“Rezistenca ndaj krizave që zgjasin më shumë ose kthehen në valë është e mundur vetëm me pjesëmarrjen dhe sjelljen e përgjegjshme të të gjithë qytetarëve,” shkroi Tegnell në një letër nga Stokholmi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago