Kryetari i partisë kryesore opozitare turke, Kemal Kilicdaroglu, ka thënë se nuk do ta pagauaj rrymën me rritje të çmimit të përderisa Presidenti Rexhep Erdogan nuk e tërheq këtë vendim, si shenjë e pakënaqësisë rreth rritjes së inflacionit.
“Nuk do të paguaj asnjë faturë të rrymës nga sot derisa Erdogani ta tërheqë rritjen e çmimit, të cilin e nënshkroi më 31 dhjetor”, tha kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), shkruan Reuters.
Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e vet në Twitter, Kilicdaroglu gjithashtu bëri thirrje që tatimi mbi vlerën e shtuar në faturat e energjisë nga 18 për qind në 1 për qind.
Në fillim të janarit, çmimi i energjisë për përdoruesit komercialë me kërkesë të madhe u rrit deri në 125 për qind, ndërsa rreth 50 për qind për amvisëritë, që kanë kërkesa më të vogla.
Njoftimi i kryeopozitarit turk erdhi pas reagimeve të pronarëve të dyqaneve, këshillave të qyteteve dhe një grupi religjioz për rritjen e çmimit të rrymës. Pakica religjioze, Alevi, ka vendosur që të mos i paguajë faturat e rrymës për vendet ku ata bëjnë adhurime.
Rënia rekorde e vlerës së lirës turke dhe rritja e çmimeve e kanë goditur përkrahjen për Presidentin Erdogan para zgjedhjeve që pritet të mbahen jo më vonë se në qershorin e vitit të ardhshëm. Qeveria turke thotë se kreditë, eksportet dhe investimet do ta ndihmojnë vendit për t’i bërë ballë inflacionit.