POLITIKE

Shefi i ushtrisë britanike: Vladimir Putin s’është i sëmurë, as ka gjasa që ta vrasë kush a të rrëzohet nga pushteti

Shefi i forcave të armatosura të Britanisë i ka hedhur poshtë spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë  ose se mund të vritet.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Admirali Sir Tony Radakin u pyet nëse presidenti Putin, i cili nisi një pushtim të Ukrainës në shkurt, mund të ‘përmbyset’ ose të përballet me ‘ndryshimin e regjimit’.

Ai i tha gazetares Sophie Raworth në emisionin Sunday Morning të BBC One:

“Unë mendoj se disa nga komentet se ai nuk është mirë me shëndet ose se me siguri dikush do ta vrasë ose do ta nxjerrë jashtë, mendoj se janë mendime të dëshirueshme Si profesionistë ushtarakë ne shohim një regjim relativisht të qëndrueshëm në Rusi.

Presidenti Putin ka qenë në gjendje të shuajë çdo opozitë, ne shohim një hierarki që është investuar tek Presidenti Putin dhe kështu askush në krye nuk ka motivimin për të sfiduar Presidentin Putin, dhe kjo është e zymtë.”

Radakin tha se ‘sfida e Rusisë do të zgjasë potencialisht për dekada për sa i përket Rusisë si një kërcënim’ dhe kryeministri i ardhshëm duhet të dijë se Rusia është ‘kërcënimi më i madh’ për Mbretërinë e Bashkuar.

“Forcat e saj tokësore janë ndoshta më pak një kërcënim në afat të shkurtër për shkak të atij degradimi, atij varfërimi që po shohim me luftën e tyre në Ukrainë.

Por Rusia vazhdon të jetë një fuqi bërthamore, ka aftësi kibernetike, ka aftësi hapësinore dhe ka programe të veçanta srekrete, në mënyrë që të kërcënojë kabllot nënujore që lejojnë informacionin e botës të kalojë nëpër të gjithë globin” – theksoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago