Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, në emisionin DPT te Fidani e ka komentuar vendimin e disa kandidatëve për deputetë të VV’së që të dërgojnë një ankesë në Gjykatën Supreme që votat nga Serbia të numërohen.
“Kjo është hipokrizi e dyfishtë”, ka thënë Sherifi.
“Vendimin e kanë marrë në mungesë të guximit me dalë para qytetarëve”.
Ai i ka quajtur VV-në “hajna të Superligës”.
“Këta janë hajna të Superligës. Albini më herët thoshte se LDK-AAK-Nisma, janë hajna të Ligës së Dytë e PDK-ja hajna të Ligës së Parë. E ata tash po dalin se janë hajna të Superligës. Po tentojnë të na vjedhin mandatet”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Tutje Sherifi thotë se Nisma sigurt do të jetë pjesë e Kuvendit.
“VV do të ketë 29 deputetë, ata i kanë fituar zgjedhjet dhe i gëzofshin. Por nuk duhet të fillojnë me hajni menjëherë” shton ai.