Shi i madh e breshër në stadium, ndërpritet ndeshja Gjermani-Danimarkë

Për shkak të kushteve atmosferike ndeshja Gjermani-Danimarkë në kuadër të “Euro 2024” është ndërprerë.

Aktualisht shi i madh është duke rënë në stadiumin ku po zhvillohet ndeshja. Përpos shiut është duke rënë edhe breshër.

Ndeshja është ndërprerë deri në një vendim të radhës.