Pas rreth një jave në luftë me flakët, më në fund në Fier ka qetësi.
Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej orëve të mesnatës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë pyllin e Semanit.
Flakët kishin përparuar prej disa ditësh duke bërë që të shkrumbohen dhjetëra pemë dhe pisha duke u kthyer në rrezik edhe për zonën e banuar.
Në një deklaratë për mediat, kreu i emergjencave civile Haki Çako u shpreh se pjesa më e madhe e zjarreve që përfshinë vendin përgjatë ditëve të fundit ishin të qëllimshëm