Media e njohur greke ProtoThema ka raportuar shkarkimin e ambasadores shqiptarë në Athinë Ardiana Hobdari dhe trupit diplomatik.
Sipas medias në fjalë shkarkimi ka ardhur për shkak se ajo dhe konsulli i përgjithshëm i Janinës, Pervin Gjikuria janë të përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.
ProtoThema, shkruan se ka informacione se Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e Gjikurias u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.
“Ambasadorja shqiptare në Athinë dhe Konsulli u shkarkuan nga puna pasi vodhën 100 pasaporta nga një makinë e trupit diplomatik që po transportoheshin në ambasadë.
Historia e çuditshme filloi pikërisht me faktin se deri vonë tranferimi i pasaportave nga Tirana në Athinë bëhej me një mision të thjeshtë dhe jo përmes çantave diplomatike si zakonisht. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë.
Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare.
Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen “, thuhet në artikullin e medias greke.