KRYESORE

Vuçiq kalon në paranojë: Protestat synuan dobësimin e pozicionit të Serbisë para takimeve në Paris dhe Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se protestat e dhunshme në Beograd kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

“Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi shërbimet tona të bëjnë një analizë të ngjarjeve”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Beograd, një ditë pasi potestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit serb, për të kundërshtuar planet për rivendosjen e orës policore si masë kundër pandemisë.

Incidentet, në të cilat u plagosën dhjetëra policë dhe civilë, ndodhën dy ditë para se presidenti i Serbisë të takohet në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron me të cilin pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.

Presidenti serb tha se në këto takime do të “luftojë për Kosovën”.

Protestat në Beograd shpërthyen pasi Vuçiq, të martën, paralajmëroi se mund të rivendoset ora policore, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Megjithatë të mërkurën, Vuçiq tha se Shtabi i Krizës mesiguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.

“Unë jam kundër kësaj”, tha Vuçiq, duke shtuar se një masë e tillë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës me pandeminë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago