Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mengjesit në kufirin greko-shqiptar. Abc News ka mësuar se ka patur shkëmbim zjarri mes një grupi grabitesish shqiptarë dhe policisë greke.
Në Agio Nikola, Filat te Igumenices, policia greke ka pikasur nje grup prej 5 personash qe po tentonin te kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqiperi. Ne ndjekje te tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kunder narkotikeve dhe dy skuadra te policise kufitare. 5 personat shoqeronin 2 mushka.
Gjate tentatives per ti ndjekur policisë, skuadra prej 5 personash hapi zjarr ndaj policise dhe te njejten gje beri policia. 3 prej tyre arriten te kalonin ne toke shqiptare, ne nje zone pyjore nderkohe qe u kapen dy prej tyre, shqiptarë të moshës 16 dhe 46-vjeç.
46-vjecari bëri rezistencë të fortë gjatë arrestimit, duke plagosur lehtë një oficer policie.
Dy mushkat rezultuan te ngarkuara me 4 bagëti te therrura, te vjedhura ne një stan ne Agio Nikola, Filat.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup, ishte organizuar prej 4 muajsh për grabitje kafshesh ne zonen e Filatit, Igumenice. Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin kafshët, i transportonin ato të gjalla ose të therura drejt Shqiperisë, ku mendohet se i shisnin.