FOTO&VIDEO

Shkenca zbuloi pse jetoi aq gjatë një 117-vjeçare në Spanjë

Studiuesit në Spanjë kanë kryer analizën më të thellë deri tani mbi biologjinë e një gruaje 117-vjeçare të shëndetshme, duke treguar se edhe në moshë shumë të shtyrë është e mundur të jetosh pa sëmundjet e zakonshme që prekin të moshuarit, ka shkruar The Guardian.

Maria Branyas Morera, e lindur në San Francisko më 1907 dhe e zhvendosur në Kataloni në vitin 1915, u bë gruaja më e vjetër në botë para se të ndërronte jetë vitin e kaluar në moshën 117-vjeçare. Ajo i mbijetoi luftës civile spanjolle dhe pandemisë së Covid-19, nga e cila u shërua në moshën 113-vjeçare.

Në vitet e fundit të jetës, Branyas u ftua nga mjekët ta studionin për të kuptuar pse kishte arritur të jetonte kaq gjatë.

“Rregulli i zakonshëm është që me kalimin e moshës sëmuremi më shumë, por ajo ishte një përjashtim dhe ne donim të kuptonim pse. Për herë të parë kemi arritur të ndajmë të qenit i vjetër nga të qenit i sëmurë”, ka thënë doktori Manel Esteller, nga Instituti i studimeve për Leukeminë “Josep Carreras” në Barcelonë.

Analizat e gjakut, pështymës, urinës dhe mikrobiomës së zorrëve treguan se trupi i saj kishte shenja të plakjes ekstreme, por edhe disa faktorë biologjikë mbrojtës.

Telomeret, “kapakët” që mbrojnë kromozomet, ishin jashtëzakonisht të shkurtra, një shenjë tipike e moshës së madhe, por sipas Esteller ato mund ta kenë mbrojtur nga kanceri duke kufizuar ndarjen e qelizave.

Për më tepër, analiza e ADN-së tregoi variante gjenetike që mbronin zemrën dhe trurin nga sëmundjet dhe demenca. Ajo kishte nivele të ulëta inflamacioni, metabolizëm efikas të yndyrave, si dhe rrezik më të ulët për diabet dhe kancer.

“Këto janë vendimtare, sepse lidhen me sëmundjet tipike të moshës që zakonisht janë fatale”, ka thënë Esteller.

Përmes asaj që quhet “ora epigjenetike”, u pa se mosha biologjike e Branyas ishte 10 deri në 15 vjet më e re se mosha e saj kronologjike. Mikrobioma e zorrëve së saj ishte gjithashtu “e re”, me shumë baktere të dobishme si Bifidobacterium.

Jetëgjatësia e saj nuk lidhej vetëm me gjenet.

Branyas nuk kishte mbipeshë, konsumonte shpesh kos, nuk pinte duhan apo alkool dhe qëndronte në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe miqtë e saj.

“Maria pati prindër që i dhanë gjene të mira, por ne nuk mund të zgjedhim prindërit tanë. Ajo që mund të bëjmë është të zhvillojmë ilaçe që riprodhojnë efektet e gjeneve të mira”, ka thënë Esteller.

Profesori João Pedro de Magalhães, nga Universiteti i Birminghamit, ka shtuar se rastet e rralla të jetëgjatësisë mund të na informojnë për mënyrat se si duhet të jetohet shëndetshëm.

“Këto raste të rralla të jetëgjatësisë mund të na japin të dhëna për mënyrën si të plakemi më shëndetshëm. Nëse arrijmë të identifikojmë gjenet që lidhen me jetëgjatësi ekstreme, ato mund të shërbejnë si objektiva për zhvillimin e trajtimeve që i ndihmojnë të gjithë të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm”, ka thënë profesori.

Shkenca zbuloi arsyet e jetës së gjatë të një 117-vjeçareje në Spanjë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago